M a r a t o n a R i n o r e

B l u e p i d a m n u s - Maratona Rinore-Festivali mbarekombetar i te rinjve

Pershendetje nga Ulqini

Te dashur miq te Maratones Rinore - Pershendetje nga Ulqini!
Per te gjithe ato , qe ketu po e degjojne per here te pare emrin e ketij vendi, do mundohem te ju njohtoj shkurt me te, dhe me grupin e te rinjve te cilet kete vit kane nderin te jene pjese e “familjes” tashme nderkombetare te Maratones Rinore.
Ulqini, eshte qyteti me jugor ne shtetin e Malit te Zi. Eshte nder qytetet me te shquara dhe me me emer, ne mbare rivieren e Malite te Zi. Nje destinacion shume i frekuentuar nga turistet nga te gjitha vendet e botes. Kjo nuk ndodhe me kote, arsyeja eshte  bukuria e brishte natyrore, plazhet e dalluara, qofte shkembore, zallore apo mjekuese, dhe mikpritja e ngrohte e qytetareve te tij.
Ky qytet , njeherit ka qene edhe nikoqir i  grupit artistik “Bluepidamnus”, te cilet ne kuader te turit te tyre paten mundesine te paraqesin para publikut ulqinak talentin dhe punen e zellshme. Si duket , kjo na paska qene edhe nje kembe e mbare, sepse eshte Durresi, qyteti i cili do jete nikoqiri i talenteve nga Ulqini tani, te cilet do perfaqesojne shkollen e tyre te mesme “ Vellazerim Bashkim”.
Eshte hera e pare, qe Ulqini merr pjese ne kete eveniment, dhe me kete rast, keta te rinj kane perzgjedhur qe te paraqiten para publikut me nje Tango. Kjo nuk ishte nje perzgjedhje e rastit, perkundrazi Tango-sic e dime te gjithe ne, eshte misherim i ndjenjave te thella, te cilat vihen ne pah, duke mos hezituar ne asnje moment. Ne te triumfon dashuria, urrejtja, pasioni dhe xhelozia. Do thonit, ku eshte filli I gjithe kesaj?
Pergjigja gjendet ketu. Bota po sillet rreth ketyre 4 elementeve, dhe jane ato qe e shtyjne njeriun te eksploroje, te kete nje motiv per te jetuar. Te rinjte e Ulqinit, hedhin nje drite optimizmi, duke e perfunduar historine, me triumfin e dashurise-triumfi i se mires.
Megjithese, jo cdo gje mbaron me kaq. Keta te rinj, kane pergaditur edhe nje kenge, nen interpretimin e Xhenana Mehmedoviq, e cila do jete e shoqeruar nga gitarja e saj e pandashme, dhe po ashtu kane vendosur te sjellin pak tendencat e modernizmit, duke perzgjedhur ne kategorine e manikenizmit,nxenesit: Florian Dibra dhe Teuta Mavriq.
Duket sikur cdo gje eshte thene,por per ne,- Endrra fillon ketu….

Learta Holli - Vellazerim Bashkim, Ulqin - 27-03-2007

Krenaria e shkolles Gjergj Kastrioti vazhdon

Ndjehemi krenar!
Ndjehemi krenar per gjithcka qe mundem te jepnim ne ate skene. Per ate emocion qe dhame, por dhe qe morrem kenaqesine nga duartrokitjet e shumeta. U munduam qe te jepnim maksimumin tone dhe besoj se ja arritem qellimit, kete e themi me plot gojen, sepse kishim besim ne vetvete, dhe duartrokitjet nga ngrohen shume.
Ashtu sic e kam shprehur dhe me pare, jemi munduar qe te prekim ato tema qe sot rendojne ne shoqerine shqiptare, e pra realitetin i cili u shpalos mjaft bukur, me emocion, me plastike, e me nje ndjenje te madhe qytetarie, ne ate skene ku patem nderin te shkelnim.
Mesazhet qe percollem, ishin te shumta, por dhe shume mbreselenese.
Maratona jone u paraqit me shtatembedhjete numra konkurues, nga ku pati gjithcka qe perfishinte programi, I dhene nga organizatoret e kesaj maratone.
Kenget u interpretuan mjaft bukur dhe me shume emocion. Nxenesja K.Dibra u nderpre tre here nga duartrokotjet e ngrohta te publikut gjate performances se saj.  Gjithashtu emocion te bukur dhane dhe E.Vlashi apo I.Simaku, nga ku ishte dhe ne rolin e prezantueses,  si dhe personazh kryesoj I nje skeci. Vlen per tu permendur dhe skeci Trendafil Verdhi, qe random ndjehet si fenomen te nje pjese e madhe e studenteve shqiptare,qe bien pre apo “viktima” te mitmarrjes, korrupsionit per te marre ate cka u takon ne aresim. Ky skec u luajt nga disa nxenes, por personazhet kryesor ishin E.Rexha, si dhe prezantues I maratones rinore, E.Thermija, si dhe S.Meta.
Grupi I baletit beri me te vertete nje paraqitje shume dinjitoze, dhe dha mjaft emocion. Etydi ishte nje pjese shume e bukur e maratones se shkolles Gjergj Kastrioti, nga ku u percoll mesazhi, se Kosoves I perket pavaresia dhe, nuk mund te mos respektojme me ato jete njerezish qe dhane jeten per atdheun. Kosova tashme eshte e lire dhe meriton pavarsine.Me shume respect per ata qe kontribuan me gjitheçka qe kishin per te fituar ate Kosove te sotme.
Interpretimet nga nxeneset O.Spaho, dhe Xh.Ndreka, ishin me nivel mjat te larte artistik, dhe percollen denjesisht mesazhet qe pjeset e tyre mbartinin.
Efektet skenike nuk kane munguar, dhe na u desh qe te trekisnim edhe ne dyert e komandove tona per te marre disa uniforma ushtarake, per ti perdorur ne nje pjese te etydit, nga ku gjetem mbeshtetje dhe mirenjoheje ne ata.Duke shprehur mirenjohje per mbeshtetjen e tyre besoj se e kemi justifikuar ate.
Sfilata ishte nje pjese interesante e maratones, nga ku model/e sfiluan, per publikun qe I priti mjaft mire. Ndersa interesante ishte dhe sfilata per uniformen e shkolles, e cila ishte e stiluar nga stilistja konkuruese e shkolles sone, Zh.Menekshi.
Performanca e mesuesve tane ne skene ishte me te vertete e madhe, dhe e bukur, nga ku percollem ate mesazh qe e kam shprehur dhe me pare, marredheniet tona mesues nxenes ne shkollen Gjergj Kastrioti jane me te vertete per tu marre shembull. Kete e treguam mjaft mire ne ate binom qe ndertuam ne skene gjithashtu, jo vetem ne bankat e shkolles.
Vlen per tu permendur, se interesi per te qene prezente ne maratonen-rinore te shkolles Gjergj Kastrioti, ishte shume I madh, jo vetem nga nxenesit e shkolles sone por edhe nga nxenesit e shkollave te tjera. Kjo u tregua mjaft mire ne prezencen e tyre ne salle, gjate maratones, apo ne ambientet e pallatit te kultures A.Moisiu, pas perfundimit te spektaklit, gje qe beri, qe nje pjese e madhe e nxenesve te shkolles sone te ngelen jashte dyerve te pallatit te kulures, duke mos qene prezent ne salle, dhe duke mos e marre emocionin direkt edhe pse e prisnin me shume ankth ate maratone. U detyruan te merrnin ato mesazhe apo emocion nepermjet televizorit, dhe ne I premtuam se do vazhdojme te jeni dhe ne netet e tjera gjysem finale dhe finale te maratones, duke pritur me padurim per te dhene akoma me shume ne skene, por gjithashtu per te marre ate cka meritojme
Duke falenderuar trupen organizative te kesaj maratone, shpresojme qe keto emocione ti rizgjojme shpesh, jo vetem ne maratonen-rinore por, me maratone te tjera progresive per ndjenja te ndryshme te preziera bashke, me mesazhe te tjera, qe nuk mundem ti preknim dot brenda nje spektatli per afersisht dy oresh. Gjithashtu shpresojme te terheqim vemendjen e atyre qe sot kujtojne se rinia shqiptare eshte ajo e klubeve, apo pub-eve, apo ajo rini pasive dhe pa sens. Jo , kjo nuk eshte aspak e vertete dhe kete e treguam ne ate skene, qe jemi ne ata qe kalojme kohen ne ambjente te rendomta per te vrare kohen, jemi ne ata qe bejme art ne ate skene dhe japim emocion dhe mesazhe. E pra ne kemi nevoje per aktivitete te tilla per te dhene shume, e jo per te vrare kohen bareve te qytetit.
Krenaria e shkolles Gjergj Kastrioti vazhdon, sepse sic dihet tashme jane breza qe kane gdhenur emrin e mire e te madh te shkolles, ne ndergjegjen, kujtesen, dhe hapat e qytetit tone te dashur. Vazhdojme me krenari t’ju premtojme emocion.

Regi Salataj - Gjergj Kastrioti 26-03-2007

Talente qe flasin me gjuhen e se bukures

Duket se "Maratona rinore 2007" ka arritur te gjalleroje dhe integroje te rinjte e qytetit tone ne jeten kulturore e artistike duke shpalosur talentet qe flasin me gjuhen e se bukures. Kemi ndjekur me interes shkollat konkuruese ne maratone deri me date 19 mars,kur shkolla "Naim Frasheri" dha shfaqjen. Ketu shpalosen vlerat e tyre nxenes pjesemarres ne kenge, kercim modern, break-dance, skece, interpretim, aerobi, valle popullore, etyd, sfilate si she stilim e prezantim. Pas prezantimit te shkolles nga konferencierja e "Bluepidamnus", dalin ne skene prezantuesit duke i dhene start-in konkurimit. Etydi qe ishte dhe numri i pare i shfaqjes u interpretua nga nxenesit e talentuar eni dhe fatjona, te shoqeruar nga nje grup vajzash te shkolles. Tema e trajtuar ne etyd ishte "Drame ne familje". Etydi ia la vendin inetrpretimit "Beatricja ime, e denje per te me hapur dyert e parajses" nga Esmeralda Sina. Ajo c'ka vlen per t'u permendur eshte se kjo proze ishte e shkruar nga Isid Xhuna, nxenes i shkolles sone. Me pas atmosfera u gjallerua nga ritmet e kenges "Fell in love with an alien" e cila erdhi e interpretuar drejperdrejt nga nxenesja Ivana Shatulaj, shoqeruar nga nje pjese kercimi nga dy nxenesit Ema dhe Eni Koci. Konkurimi vazhdoi me te njejtat ritme nga kercimi aerobik me vajzat bukuroshe qe i dhane skenes pamje akome me harmonike. Dhe ... erdhi koha per te qeshur. "Tek dentisti" ishte skeci qe u interpretua nga Vincen Elezi dhe Fjoralaba Dervishi. Kenga "fame" pas nje paranteze te vecante nga prezantuesit, u interpretua live nga Ilda Isufaj. Ishte momenti qe skena te pushtohej nga hijeshia dhe eleganca e modeleve te shkolles sone. "Man I feel like a women" ishte kenga qe solli Antonela Kola, nje nga talentet e reja te shkolles sone. Numri i radhes qe vazhdonte konkurimin ishte kercimi Break Dance. Ketu krijohet nje antiteze sepse kalojme nga break dance ne nje kenge popullore "Bema hallall bema" kenduar nga Florinda Dushku. Nxenesit e shkolles sone e pelqejne aq shume uniformen ekzistuese saqe po ta zgjidhnin vete do te ishte po e njejta. Pra rradhen e kishte nje sfilate e shkurter ku paraqitej uniforma e zgjedhur nga vete nxenesit. Qe jemi te rinj, nuk do te thote qe nuk e vleresojme bukurine e valles popullore. Trupa e baletit te shkolles kishte pregatitur nje valle me motive nga Shqiperia e mesme.
Doriani, Eligerti dhe Ivana sollen skecin e dyte me titull "Nusja italiane" qe shenoi dhe numrin e parafundit ne konkurim. Dhe se fundi "party" sepse nuk ka mbyllje pa party. Kercimi modern nen ritmin e kenges "Party"  mbylli shfaqjen duke i kaluar safeten shkolles "Olsi Lasku". Vazhdojme te ndjekim me interes "Vrapin" ne maratone, duke u uruar SUKSESE shkollave pjesemarrese.

Ledia Korkuti - Naim Frasheri 23-03-2007

Dita e Proves se Madhe por edhe e Triumfit te vertete

“JETA VRAPON.TE KAPIM RITMIN E SAJ” –Kete ndjesi perjetuam nga

kercimi modern, aerobik e popullor qe shpalosen veç ritem, ngjyra, force, dinamizem, energji, spektakel e emocion.

Vajzat dhe djemte kercimtare, te sigurte e elegante ngulmojne te jene serish fitues te çmimeve te para.Duartrokitjet e publikut  flasin vete.Nje Shperthim Rinor i papare.

Eniti,Xhesi,Jonida,Bora,Gisi,Xhulio ishin te paberballueshem. 

DASHURI DHE DHIMBJE

Dy interpretimet, secili ne planin e vet ishin mbreselenes.Magjia e vargut lasgushian shokoi sallen nen interpretimin e shkelqyer dhe interesant te J.Gjonit.Fshehtesia e dashurise lasgushiane hyri te ne permees kercimit te E.Hima dhe Xh.Kllogjeri nen tingujt e “Love story”.

Dhimbja e nenes u percoll plot vertetesi dhe emocion nga A.kuqi me monologun e “Plakes Nice” te Kadarese.Duartrokitjet e shoqeruan gjate gjithe kohes.Urojme qe kupa e kesaj gjinie te mbetet serish tek ne. 

ETYD “BALLADE PER ÇAMERINE” 

Ky etyd percolli dramen e popullsise çame.I persosur ne shkrirjen e elementeve; levizjes, muzikes, fjales dhe efekteve, ai dritheroi sallen me mesazhin qe dha, mbase ngaqe vet fati i popullit tone, vazhdimisht ka qene nje BALADE. 

KOMEDIA “PAS VDEKJES” E ÇAJUPIT.

U perzgjodhen fragmente nga kjo komedi, si nje nga thesaret e teatrit shqipetar, per konkurimin tone ne gjinine e humorit.Karakteret e paperseritshme te sherbetorit Zenel,Doktor Adhamudhit,zonjushes Lulushe dhe zotit Vurko erdhen shume origjinale, bashkekohore, mbreselenese, te gjalle e plot freski.Nxenesit E.Sabrija,R.Kollçaku,B.Çepeli dhe G.Zijaj ishin perfekt ne lojen e tyre.Batutat dhe levizjet u pane dhe u degjuan neper koridoret e teatrit “A.Moisiu” edhe pas shfaqjes. 

KENGET 

Pendimi per mekatin e pafajshem njerezor, malli per dashurine, forca e saj, gezimi qe sjell martesa u percollen ne kenget e muzikes se lehte dhe asaj popullore nga Xh.Haveriku, L.Greca, A.Rica dhe K.Rako.Tradicionalja eshte gershetuar me modernen duke na percjelle mesazhin se e bukura vjen si nderthurje e vlerave më pozitive te brezave.

RISI

-Shfaqja e ketij viti, ndryshe nga shfaqjet e kaluara,  u prezantua nga dy nxenes:Gea Madhi dhe Brenton Benja te cilet harmonizonin dhe plotesonin mire njeri-tjetrin.

-Prania e valles popullore me motive tropojane, ishte nje numer i ri qe iu shtua shfaqjes se ketij viti.

-Gjithastu u prezantuan edhe modele te uniformes shkollore te stiluara nga nxenesja O.Toça.

Sfiluesit ishin elegante dhe rrezellyes.Veshjet e tyre jepnin idene e ngjyrave te pranveres dhe te gezimit qe sjell kjo stine. 

MBRESA 

Nena e Enid H.(prind) – Artiste e vertete!Nje shfaqje e shkelqyer!Keto dy ore ishin nje mrekulli.Ndjehem e shokuar. 

Nadina S.(nxenese) – S’ka fjale per ta pershkruar!Ishte... shume bukur! 

Juli(spektator i jashtem) – Surprize! Jam i befasuar dhe i mrekulluar.Perhere te paaritshem ju te Rilindjes. 

Mesuese E. – Shume bukur.Me mire nga çdo here.Njeri numer me I bukur se tjetri.Jemi krenare per nxenesit tane.

Livia T.(nxenese) – Interesante.Te mbante pezull.Nje hapje dhe mbyllje te veçante.Çdo numer ishte imagjinate.Lidhja e programit ishte e harmonizuar.Interpretimet ishin thjesht recitime por shoqeroheshin edhe me elemente te tjera. 

Nxenes(shkolla “Migjeni”) – Me mire se vitet e tjera dhe se çdo shkolle deri tani.Ishit magjike ne skene. 

Nxenes(shkolla “Mihal Ekonomi”) – Interpretimi i komedise ishte fantastik.Zeneli ishte i papare.Gjithe shfaqja ishte e shkelqyer. 

Blerina Xh.(nxenese) – Triumf i vertete.Gjithçka e persosur.Jemi me te vertete artistie. 

Ne korridoret e Pallatit “A.Moisiu” degjohen akoma dhe pas shfaqjes vargjet e kenges-himn qe elektrizoi sallen dhe u dha energji e besim artisteve ne skene. 

Vargjet:           

                                                                                                                                                                (Refreni)

Te jesh artist                                                Te jemi fitimtare                                                       Rilindja ALE ALE ALE

Ky eshte  pasion                                          Kjo eshte endrra jone                                              GO GO GO Fitues jemi ne

Te jesh dikush                                               Jemi ne krenare                                                      Rilindja ALE ALE ALE

 eshte nje mision                                             Per emrin tone                                                      GO GO GO Artistet e vertete

Te kesh sukses                                                Dije dhe Miresi

 Eshte perjetesi                                                Nga shkolla marrim sot                                                   Teksti :Daena Madhi

Kjo eshte enderr                                              Te jemi ne e ardhmja

 Per çdo te Ri                                                  Enderrojme,enderrojme

 Shfaqja e shkolles realizoi mesazhin e saj. Ishte me te vertete Valsi Rinor I Pranveres 2007

Paola Traja - Rilindja 23-03-2007

Emocioni vazhdon

Emocioni vazhdon ne maratonistet e shkolles Gjergj Kastrioti! Pregatitjet kete jave, te fundit kane qene me intensive dhe me te vertetet tani ne ndjehemi mire, me gjithcka qe kemi pregatitur. Te gjithe pjesemarresit ne maratone, kane nje ndenje sigurie ne vetvete, dhe jemi te sigurt se do te japim emocione te vecanta ashtu sic ju kemi premtuar.
Jemi te sigurt per kete dhe e themi me plot gojen sepse, vete numrat I  kemi zgjedhur me shume kujdes per te transmetuar dicka ndryshe dhe te bukur. Jane prezgjedhur gjashtemebedhjete vajza per te marre pjese ne kercimin aerobik, te cilat  formojne figura te ndryshme,  kryesisht formen e nje ylli.
Kengetaret si E.Vlashi, I.Simaku kane perzgjedhur kenge te bukura, por qe kerkojne  teknike te mire gjate interpretimit dhe shume talent . Nje zi I ri dhe interesant me kulture muzikore ne piano eshte dhe K.Dibra, qe po i shtohet trupes artistike te shkolles Gjergj Kastrioti.
Tematika e etydit eshte mjaft e gjetur. Konflikti historik mes serbeve dhe kosovareve, ka qene nje pjese shume e rendesishme ne jeten tone. Duke shpresuar qe gjerat te shkojne ashtu sic duam ne, shqiptaret, po ju sjellim disa emocione te cilat kane lene gjurme thelle tek ne dhe, dhe duke mos I fshire dot nga memorja jone, percjellim dhe mesazhin se, ne nuk duam gje tjeter pervec se ate qe na perket.
Madje edhe modelet e perzgjerura per konkurim  jane me te spikaturat  e shkolles, madje dhe fituese te cmimeve te ndryshme ne konkurset e bukurise.
Me shume shije dhe elegance, kostumet jane stiluar nga Zhaneta Menekshi,  nje talent I ri qe spikat shkollen tone me menyren e saj te vecante te stilimit, ndersa skecet po ju a leme surpize per risine qe sjellin ne Maraton-en Rinore.
E vecanta dhe interesantja ne kete maratone eshte dhe binomi mjaft I gjetur midis mesuesve dhe nxenesve, te shkolles tone. Edukatoret tane dine te tregojne mire kete binom qe eshte ndermjet, tyre dhe nxenesve, jo vetem ne bankat e shkolles por dhe ne skene. Kjo eshte ajo qe nuk do te harrohet lehte nga memorja jone, e te ftuarve  dhe e atyre qe do te jene te pranishem ne salle por do te mbahet mend mire si nje marredhenje e bukur midis nesh. Per me teper ju sygjerojme qe emocionet ti merrni te gjalla ne salle, duke mos e shuar kuriozitetin se cfare jemi ne gjendje te bejme ne “ Gjergjistet “ e qytetit te Durres-it.

Regi Salataj - Gjergj Kastrioti 22-03-2007

Maratona 2007, Valsi yne rinor

Ka jave qe Pallati i Kultures gumezhin nga te rinjte gjimnaziste te shkollave te qytetit qe garen mes tyre e shohin si nje shfaqje te perbashket te Rinise Shkollore. Pjese e saj jane dhe artistet e shkolles sone. Vihet re nje vale e madhe pune, e cila padashur ben pjese te veten edhe vezhguesit e thjeshte. Shikon nxenes te shqetesuar, te tensionuar, plot pasion e deshire, te palodhur, kembengules, te cilet shperthejne here pas here. Veçon te paaritshmin Ergen Sabrine, i cili me mimiken dhe plastiken e tij ben per vete nje publik te tere. Te gjithe kemi frike te themi diçka, se mos biem pre e imitimeve te tij. Tek-tuk degjon batuta te ndryshme dhe origjinale te nxenesve te tjere, qofte dhe jo te skeçeve. Nuk mungojne as qortimet e mesueseve per gjera qe mund te beheshin me mire.
Gjithçka behet per Diten e Madhe.Ne skene shihen emocione, dritherima, mrekulli...
Kerkesat per te pare shfaqjen e shkolles jane te shumta.
E gjithe shfaqja jone deri ne fund eshte ritem, ritem dhe vetem ritem. Nje fillim i shkelqyer me vals dhe mbyllja madheshtore nen vargjet e kenges-himn jane nje triumf  i vertete. Ky ishte dhe ideimi qe mesueset  Majlinda e Klara menduan per shfaqjen e ketij viti. Perkushtimi i nxenesve per t’u paraqitur sa me mire vjen dhe si preokupim per te falenderuar e pershendetur shoket e tyre dhe mesuesit qe i kane mbeshtetur.

Paola Traja - Rilindja 20-03-2007

Gjergj Kastrioti - Sfida e radhes

    Per nxenesit e shkolles Gjergj Kastrioti, te marresh pjese ne “Maratonen Rinore 2007” do te thote sfida e rradhes. Nje sfide e cila po pritet me shume emocion, jo vetem nga trupa artistike, por gjithashtu dhe nga nxenesit e shkolles, te cilet po japin nje mbeshtetje te madhe morale kesaj trupe te talentuar.
    Te behesh pjese e nje spektakli te tille, do te thote shume per rinine shqiptare. Nje spektakel qe ngjall shume ndjenja konkurence, optimizmi, inkurajimi dhe qytetarie, eshte gjithcka, qe ne presim dhe vleresojme shume. Se sa ne e veresojme kete, do te jete vete emocioni dhe pregatitja jone ne ate skene ku kemi nderin te shkelim edhe ne dhe te marrim ate pak emocion, nga ku kane dhene shume emra te medhenj te artit shqiptar, e ky nuk eshte gje tjeter vetem nder, krenari dhe pergjegjesi per ne.

    Ne nuk do te ngjitemi vetem e vetem per te marre emocion por edhe me se shumti per te dhene te tille se ne jemi vete jeta. Kjo skene do te na sherbeje edhe per tu njohur akoma me shume me njeri tjetrin packa se kjo duhet bere nepermjet konkurences, por vete koha jone eshte sfide, test, konkurence per te fituar me i miri.
    Nje tjeter fakt qe te rinjte sot duan te vleresojne jane dhe marredhenjet, e nderlidhura bukur, ndermjet artit, dhe potencialit rinor, gje qe i ben ata te ndjehen me te sigurt me vetveten per ate qe ata duan te shprehin ne ate skene te madhe.     
    Kjo te dashur bashkeqytetare eshte dhe cka ndjehet sot ne rinine shqiptare. Megjithse te rinj, ne e kemi rrudhur pak ballin sic rendom bejne te rinjte e sotem kur marrin nje detyre per te realizuar. Ne te rinjte e Gj.Kastriotit-t kemi treguar shume here se sa serioze dhe ambicioze jemi kur marrim nje detyre persiper. Do te hipim ne ate skene sigurisht per te fituar sepse ne e kemi paracaktuar vendin tone tashme ne breza. Mesazhet qe do te percillen ne numra te ndryshem nga ajo skene, jane te shumta, por vete Maratona e shkolles Gj.Kastrioti  do te percjell ate mesazh, qe sot per fat te keq ndjehet pak nder ne, mesazhin e paqes, dashurise, lirise dhe qytetarise, dhe te tegoje se keto jane ato komponente te vetem qe na duhet per te vazhduar perpara se bashku per nje Shqiperi me te mire. Keto te gjitha, mund ti gjeni ne potencialin e madh te rinise Shqiptare.
    Ne respekt te edukatoreve tane shume te dashur dhe te urte te gjithe brezave qe na kane falur shume thinja me mirenjohje ndajme mbeshtetjen direkte per kete spektakel nga senati i shkolles dhe personalisht te nen/drejtoreshes znj.Monada  Myshketa.
   
Ju sigurojme emocione te vacanta.

Regi Salataj - Gjergj Kastrioti 14-03-2007

Fituesit e vertete jane artistet e rinj

Pershendetje edhe njehere nge ne nxenesit e shkolles “Rilindja”! Rikthehemi per te treten here ne Maratonen Rinore, si fitues te shume çmimeve ne 2 edicionet e meparsheme per te bere "Bum" me shfaqjen e artisteve tane. Nepermjet spektaklit tone duam t’ju sjellim nje “Rilindje” ndryshe; nje “Rilindje” sa me shperthyese, buçitese e vitale. Deshirojme t’ju tregojme vlerat artistike, pasionin per te bukuren dhe dashurine per te rene. Kete vit duam te rilindim vlerat me te bukura rinore te shkolles sone, te riperterijme zemrat dhe çdo gje tuajen. Ne, Rilindasit Artiste rivijme dhe ringjitemi ne skenen e teatrit “A.Moisiu”, per t’ju dhuruar nje mbremje te paharrueshme dhe per te qene Maratonomaket e Artit! Jo kushdo mund te ngjitet ne skenen magjike te Pallatit te Kultures. Te jesh pjese e saj duhet te jesh vertet artist dhe te gjithe te rinjte qe ngjiten aty jane Fituesit e vertete. Kete mesazh percjellim ne per te gjithe gjimnazistet konkurues.


Paola Traja - Rilindja 10-03-2007


Spikasin talentet e reja ne shkollen Naim Frasheri

Jemi ne edicionin e III te konkurimit pra ne "Maratona rinore 2007", nje eveniment i shumepritur nga nxenesit e shkolles "Naim Frasheri". Duket se kete vit eshte rritur deshira e nxenesve per pjesmarrje. Qe nga dita e mberritjes se udhezuesit, duke iu permbajtur rregullave te paraqitura, mesuesit e angazhuar kane bere perzgjedhjen e nxenesve qe kane me shume prirje ne zhanerat perkates.
Ne shkollen "Naim Frasheri" ne fazen pergatitore te rinjte e perzgjedhur punojne rregullisht cdo dite per shfaqjen e vendosur me dt 19 mars. Kete vit spikasin talentet e reja sidomos ne fushen e muzikes. Me tej po punohet me etydin qe prek nje nga problemet me kryesore te shoqerise sone, mbi dhunen apo dramen ne familje. Ndryshe nga vitet e kaluara, te gjitha egzibicionet e pergatitura, ne skene do te lidhen nga nje cift prezantuesish. Ne pritje te shfaqjes te gjithe shpresojme qe ta perfaqesojme sa me denjesisht shkollen "Naim Frasheri".

Ledja Korkuti - Naim Frasheri 09-03-2007



Emocione nga Hysen Cela

Misioni yne kryesor ka qene dhe mbetet puna per te angazhuar nje fryme qytetare ne mardhenie mes te rinjve dhe ne mes tyre ne boten e artit, me boten e perparuar qe keta te rinj te jene zeri i vetvetes.Per te arritur kete qellim kemi vendosur qe secili prej nesh ti perkushtohet ne menyre te terthorte rolit te vet.
Emocionet qe sjell “Portokalli” cdo te diel pervec se ne TCH do ti perjetojme edhe ne maratone nepermjet tre personazheve, dy prej te cileve tashme shume te njohur nga ju. Endri dhe Eraldi nxenesit te cilet ne maratonen 2006 u kurorezuan me Cmimin e II per skec vijne kete radhe me ambicje per te mare vendin e pare. Ata shprehen se ishin shume te kanaqur nga pjesmarja e vjetshme dhe sigurisht ishin nder te paret qe u angazhuan dhe shprehen deshiren te mernin pjese serisht dhe me me teper pretendime.
Ne provat e kercimit gjetem Dorinen dhe Endrin, te cilet sapo moren informatat per Maratonen, menjehere shprehen deshiren per te mare pjese. Endri qe ne moshe te vogel eshte mare me kercimet dhe bashke me Dorinen kane ndihmuar ne pergatitjen e levizjeve te korografise se kercimeve tona. Ai mendon se kercimi eshte gjeja me te cilen nje person clirohet nga ankthet dhe ndihet me i lire. "Kercimi eshte hobi im dhe mendoj se ai do te me shoqeroje ne nje pjese te gjate te jetes sime”, shprehet ai.
Kercimet kete radhe do te jene te rrymave te ndryshme duke filluar nga ajo tradicionalja e vendit tone. Ne ritmet popullore vajzat tona do te shpalosin te gjitha vlerat e tyre per nje perfaqesim sa me dinjitoz ne kete eveniment.Gjithashtu do te jene te pranishme edhe kercimet Break-Dance e aerobike.
Jemi te sigurt se do te percjellim tek ju emocione te vecanta.

Silva Janca - Hysen Cela 02-03-2007

Konkurente edhe nga Mali i Zi

Ka konfirmuar pjsemarrjen ne Maratone edhe shkolla e mesme e konbinuar "Vellazerim-Bashkim" e Ulqinit ne Malin e Zi. Numra te zgjedhur nga trupa e kesaj shkolle do te konkurojne ne nje nga netet gjysem-finale te datave 27, 28 Mars 2007. I urojme miqve tane mireseardhjen ne Durres.

Stafi - 01-03-2007

Trupa nga rrethet ne Maratone

Maratona Rinore kete vit do te mireprese ne Durres edhe trupa konkurente nga disa rrethe te shqiperise. Deri tani kane konfirmuar pjesemarrjen shkolla e mesme "Skenderbeu" Kruje,  shkolla e  mesme  Gramsh, shkolla e mesme Lushnje. Nderkohe pritet nje konfirmim nga shkolla konkurente te Tiranes.

Staf - 01-03-2007

Percaktohet kalendari i Maratones

Tashme jane caktuar nga organizatoret e festivalit datat e koncerteve. Maratona do te filloje me date 15 Mars, per te vazhduar me 16, 19, 20, 21, 22, 23 Mars ne oren 14:00. Gjysem finalet do te mbahen me 27 dhe 28 Mars ne oren 16:00, ndersa finalja me date 30 Mars 2007 ne oren 18:00. Data e hedhjes se shortit eshte me 27 Shkurt 2007, ne oren 13:30.

Stafi - Durres 24-02-2007


Shtohen ethet e konkurimit

Te gjitha trupat konkurente tashme kane kaluar fazen e pare te pergatitjeve per festivalin. Kercimet, aerobite jane ne prova te konsoliduara, nderkohe ka akoma pune pergatitore per te bere me etydet. Kete rradhe trupat konkurente kane menduar te trajtojne tema te zgjedhura, kryesisht kombetare. Kenget jane ne fazen e pergatitjes se bazave muzikore. Mbetet ende pune per te bere me skecet dhe interpretimet.

Stafi - Durres 24-02-2007


Pershendetje nga shkolla Teknologjike "Hysen Cela"

Vijme kete radhe te konkurojme ne Maratonen Rinore 2007 qe te perfaqesojme ne menyre dinjitoze shkollen tone. Mendojme se eshte nje eksperience e mrekullueshme te marresh pjese ne nje eveniment te tille. Ne kemi nje vizion per te ardhmen dhe per ta realizuar ate na duhet mbeshtetje. Per kete falenderojme Bluepidamnus dhe DAR Durres.

Shpresojme te percjellim tek ju emocione te vecanta dhe nje konkurence te forte ndermjet shkollave te tjera.
Gjithashtu i urojme SUKSESE te gjitha shkollave pjesmarrese.

Silva Janca - Hysen Cela 23-02-2007