M a r a t o n a R i n o r e

B l u e p i d a m n u s - Maratona Rinore-Festivali mbarekombetar i te rinjve

Maratona 2006

Te flasesh per trupen artistike te shkolles, me numrin e madh te nxenesve pjesemarres do te thote qe ne raport me numrin e kufizuar te nxenesve ne nje shkolle jopublike si e jona, pjesemarrja eshte shume e gjere dhe shume cilesore.

Veprimtarite kulurore-artistike jane pjese e rendesishme e punes mesimore-edukative qe behet ne shkolle. Shkolla ka trupen e saj teatrore e cila ne Festivalin Teatror te shkollave te mesme te qytetit te Durresit zuri Vendin e Pare dhe mori Kupen e Festivalit. Grupi i kercimit ku perfshihen baleti klasik si valsi, tango dhe kercimi modern eshte po kaq i suksesshem. Mjaft ambicioz ne konkurim jane edhe kengetaret dhe interpretuesit.

 

Veprimtaria “Maratona Rinore” eshte i nje rendesie te veçante, jo vetem ne shkallen e larte te masivitetit, por dhe ne permbajtjen cilesore qe realizon. Maratona jovetem nxit dhe evidenton talented, por gjalleron edhe jeten artistike-kulurore ne qytetin tone. Ju uroj nga zemra suksese organizatoreve te Maratones Rinore 2006.

Vjollca Rrembeci (Mesuese)

 

Mendojme qe do te jete nje eksperience e bukur si per ne, ashtu edhe per shkollen. Ne jemi te entuziazmuar dhe gjithashtu te vleresuar sepse jemi perfaqesuesit e kesaj shkolle. Duke pasur shpirtin e gares, shpresojme qe te shkojme drejt fitores.

Alba – Megi (Nxenese)

 

Te sfiloj eshte nje nga deshirat e mia dhe kjo po konkretizohet ne sfilatat e ketij aktiviteti. Ndihem e vleresuar qe me eshte caktuar kjo detyre dhe njekohesisht e lumtur qe do te kontriboj ne prezantimin e aktivitetit te shkolles ku pozicioni im eshte stiliste. Uroj per nje prezantim sa me dinjitoz, duke pare intensitetin e punes se mesuesve dhe nxenesve te zgjedhur ne kete aktivitet.

Viola Paja (Nxenese-Stiliste)

Galeri

   

Historiku i Shkolles

Shkolla e Mesme e Pergjithshme Jopublike: “Mihal Ekonomi” eshte shkolla e pare private ne qytetin e Durresit, e liçensuar ne vitin 2002 nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per nivelin: Shkolle e Mesme e Pergjithshme.

Iniciatore per krijimin e kesaj shkolle ishin: Elsa Ekonomi Hila dhe Prof. Dr. Ilia Prifti. Ne vitin akademik 2002-2003 u happen tre klasa te para dhe nje e dyte.

Ne saj te punes shume te kualifikuar te trupes mesimore, shkolla ka nxjerre dy breza maturantesh qe vazhdojne te gjithe studimet e larta ne Universitete shqiptare dhe te huaja.