M a r a t o n a R i n o r e

B l u e p i d a m n u s - Maratona Rinore-Festivali mbarekombetar i te rinjve

Maratona Rinore 2007 - Gjergj Kastrioti Kampion


Stuhia rinore duket se pushtoi edhe kete vit Teatrin “Aleksander Moisiu” ne Durres. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Rinia kishte festen e saj tashme te pervitshme.

Maratona Rinore 2007 pati edhe per kete vit kampionet e saj. Per te arritur deri ketu ishte nje rruge e gjate pergatitjesh, emocionesh te medha dhe ne fund nje gare e forte. Kampione te vertete kane qene te gjithe te rinjte pjesemarres.

Dy here rrjesht fituese e Maratones Rinore, shkolla jo-publike “Migjeni”, kete vit jo me pretendente per titull madje as pjesemarrese ne Maratone, ia le stafeten nje shkolle tjeter me tradite dhe vlera, “Gjergj Kastrioti”. Nje vit me pare fitues i Çmimit te Dyte, duket sikur po afrohej zonen se nxehte te Çmimit te Pare. Me te vertete nje vit me vone, “Gjergj Kastrioti”, kurorezohet kampion. 


            Me nje trupe artistike mjaft te konsoliduar, plot talente te rinj ne fushen kenges, humorit, interpretimit e sidomos kercimit modern e aerobise, arriten te risjellin ne maje emrin e shkolles se tyre plot tradita e vlera.

Sebashku me cmimin e pare, Gjergj Kastrioti, fitoi edhe plot gjashte cmime te tjera ne gjini te ndryshme te konkurimit, nga keto kater te pare. Etydi i perzgjedhur me se miri me teme nga ceshtja kosovare, do te jete patjeter nje nga numrat me te arrire qe do te mbetet ne historikun e Maratones Rinore. Per te mos mjaftuar kjo, vallja kosovare, e cila fitoi edhe cmimin e pare per valle popullore, percolli edhe nje here vlerat e Ansamblit te shkolles Gjergj Kastrioti.

Suksesin e ketij edicioni urojme qe kjo trupe ta kete edhe ne vitin e ardhshem, konkurimi i se ciles do te duhet te sherbeje per ruajtjen e titullit kampion.



Maratona Rinore 2007 - Çmimet

Çmimet e Medha per Shkollat:

1.      Çmimi i Pare : Gjergj Kastrioti

2.      Çmimi i Dyte: Rilidja

3.      Çmimi i Trete: Naim Frasheri, Hysen Çela

Çmimet per Numrat Artistike:

1.      Çmimi i Pare Interpretim: Jonida Gjoni-Rilindja

2.      Çmimi i Dyte Interpretim: Edlira Sote-Vellezerit Kajtazi

3.      Çmimi i Pare Skeç: Gjergj Kastrioti

4.      Çmimi i Dyte Skeç: Rilindja

5.      Çmimi i Pare Aerobi: Rilindja

6.      Çmimi i Dyte Aerobi: Naim Frasheri

7.      Çmimi i Pare Etyd: Rilindja

8.      Çmimi i Dyte Etyd: Gjergj Kastrioti

9.      Çmimi i Pare Kercim: Ismail Qemali

10.  Çmimi i Dyte Kercim: Rilindja

11.  Çmimi i Trete Kercim: Gjergj Kastrioti

12.  Çmimi i Pare Kenge: Aneadra Duka-Leonik Tomeo

13.  Çmimi i Dyte Kenge: Antonela Kola-Naim Frasheri

14.  Çmimi i Trete Kenge: Ilda Isufaj-Naim Frasheri

15. Çmimi i Pare Kenge Popullore: Jetmir Gjeloshi-Olsi Lasko

16. Çmimi i Pare Valle Popullore: Gjergj Kastrioti

17.  Çmimi i Dyte Valle Popullore: Naim Frasheri

18. Çmimi i Pare Break-Dance: Gjergj Kastrioti

19.  Çmimi i Pare Modele Vajze: Naim Frasheri

20.  Çmimi i Pare Modele Djale: 18 Tetori

21.  Çmimi i Pare Stilim: Rilindja

22.  Çmimi i Pare Prezantim Djale: Arian Gjuzi-Hysen Çela

23. Çmimi i Pare Prezantim Vajze: Malvina Caci-Vellezerit-Kajtazi

24. Çmimi i Pare Reportere: Rilindja

25. Çmimi i Pare Pikture: Gjergj Kastrioti

Çmimet Speciale

1.      Çmimi Special Valle Popullore: Diber e Madhe

2.      Çmimi Special Kercim Modern: Vellazerim-Bashkim Ulqin

3.   Çmimi Special Kenge: Dardan Bala-Peje

4.      Çmimi i Nderit i Maratones: Brixhilda Arapi-Gjergj Kastrioti

5.   Çmimi i Nderit i Maratones: Endir Karaboja-Hysen Çela

Prezantues: Ina Komino, Arian Gjuzi, Malvina Caci