M a r a t o n a R i n o r e

B l u e p i d a m n u s - Maratona Rinore-Festivali mbarekombetar i te rinjve

Ina Komino
            Ne vitin 2005 konkuron per here te pare ne Maratonen Rinore me trupen e shkolles Migjeni. Fituese e cmimit te pare ne Etyd dhe cmimin e dyte ne skec me pjese nga komedia "Tete Persona Plus". Ne vitin 2006 fiton cmimin e pare ne skec, me pjesen "Cifti i Lumtur", gjithashtu spikat ne trupen e kercimit duke fituar cmimin e pare ne kercim modern dhe te dytin ne etyd. Ne ediconin e trete te Maratones, organizatoret i besojne edhe prezantimin e festivalit, te cilen e realizon me sukses, duke fituar mbi te gjitha simpatine e publikut. Lexoni me poshte emocionet e saj:

Gare, konkurim, sfide, emocione, fitore, feste…  Gjithçka permblidhet  ne nje eveniment te vetem, ne “Maratonen Rinore”.

E gjithe kjo, per mua por edhe per shume bashkemoshatare te tjere filloi kater vjet me pare, ne te parin edicion, ne te paren eksperience, ne te paren mundesi qe na jepej per te shfaqur ate çfare ne mund te arrinim te benim. Per mua si konkurente gjithçka lindi natyrshem, ashtu siç duhej te ndodhte. Me nje pasion te madh, me nje deshire qe mund te sfidonte gjithçka, me pune qe rritej gjithmone e me teper nga synimi, per te fituar.


Mjafton vetem te mbyllesh syte, te lesh shpirtin dhe mendjen te zhyten ne kujtime dhe menjere ndien aromen e asaj skene me rinore se kurre. Per nje cast, serisht sheh duar te ngritura lart qe te pershendesin, zera qe therrasin emrin tend, sy qe ndjekin levizjen me te vogel ne skene, me te cilen ti kerkon te shprehesh gjithçka. Ne nje hapesire te vogel fizike, ne hapesiren e kesaj maratone per fshihet nje bote e madhe rinore. Nje bote ku shperthejne pasione te forta, ndjenja te medha, talente te pazbuluara. Ne nje hapesire te ideuar mire nga njerez qe une sot i falenderoj shume, ne te rinjte, krijuam kete bote ku perveç deshires per te fituar mbivendosem edhe deshiren per te bashkepunuar.

Krejt rastesisht edicioni i trete “Maratona Rinore 2007” me ofroi nje tjeter eksperience, nje tjeter emocion, tjeter pergjegjesi. Ideja se do te isha larg etheve te konkurimit me linte te mendoja se asgje nuk do te ishte me aq mbreselenese si ne fillim. Mendoja se kurre nuk do ta perjetoja me ate kenaqesi qe te fal gara. Kjo do te ishte e veshtire. Ne te vertete ishte e pamundur te mos emocionoheshe duke ndenjur prane çdo konkurenti, duke pare se si ato prisnin te ngjiteshin ne ate skene. Nuk do te harroj kurre momentet kur ato prisnin me nje rrahje te shfrenuar  vleresimin e jurise. Keshtu qe nuk ishte e veshtire te kuptoja se keta te rinj duan te ngjiten ne skene e te perjetojne magjine qe te fal ajo.

Duke shijuar nga jashte keto caste, mendimi me shkoi gjetiu… Sa bukur eshte t’i falesh nje rinie te tere moment te tilla. Sa bukur duhet te jete qe ne rolin e organizatorit te shnderosh ne realitet nje enderr.

Keshtu ne Maratonen Rinore ka vetem te fituar. Fitojne ata qe ngjiten ne skene, publiku qe merr nga emocioni i tyre, ata te rritur qe kujtojne serisht rinine e tyre  por edhe krijuesit e maratones qe padashur jane bere miqte e te gjithe te rinjve.

Rendesine e nje aktiviteti te tille, te gjithe e pranojne, sidomos ne nje qytet ku ndihet mungesa qendrave te te rinjve. Ndaj, po e mbyll shume thjesht duke thene se nje dite, kur te kthejme koken pas, ne keto vite qe do te kene kaluar, do te shohim se ne nje pjese te mire te te kujtimeve tona do te jetoje gjithnje “Maratona Rinore”.

Ina Komino