Vijme kete radhe te konkurojme ne Maratonen Rinore 2007 qe te
perfaqesojme ne menyre dinjitoze shkollen tone. Mendojme se eshte nje
eksperience e mrekullueshme te marresh pjese ne nje eveniment te tille.
Ne kemi nje vizion per te ardhmen dhe per ta realizuar ate na duhet
mbeshtetje. Per kete falenderojme Bluepidamnus dhe DAR Durres.
Shpresojme te percjellim tek ju emocione te vecanta dhe nje konkurence te forte ndermjet shkollave te tjera.
Gjithashtu i urojme SUKSESE te gjitha shkollave pjesmarrese.
Misioni yne kryesor ka qene dhe mbetet puna per te angazhuar nje fryme
qytetare ne mardhenie mes te rinjve dhe ne mes tyre ne boten e artit,
me boten e perparuar qe keta te rinj te jene zeri i vetvetes.Per te
arritur kete qellim kemi vendosur qe secili prej nesh ti perkushtohet
ne menyre te terthorte rolit te vet.
Emocionet qe sjell “Portokalli”
cdo te diel pervec se ne TCH do ti perjetojme edhe ne maratone
nepermjet tre personazheve, dy prej te cileve tashme shume te njohur
nga ju. Endri dhe Eraldi nxenesit te cilet ne maratonen 2006 u
kurorezuan me Cmimin e II per skec vijne kete radhe me ambicje per te
mare vendin e pare. Ata shprehen se ishin shume te kanaqur nga
pjesmarja e vjetshme dhe sigurisht ishin nder te paret qe u angazhuan
dhe shprehen deshiren te mernin pjese serisht dhe me me teper
pretendime.
Ne provat e kercimit gjetem Dorinen dhe Endrin, te cilet
sapo moren informatat per Maratonen, menjehere shprehen deshiren per te
mare pjese. Endri qe ne moshe te vogel eshte mare me kercimet dhe
bashke me Dorinen kane ndihmuar ne pergatitjen e levizjeve te
korografise se kercimeve tona. Ai mendon se kercimi eshte gjeja me te
cilen nje person clirohet nga ankthet dhe ndihet me i lire. "Kercimi
eshte hobi im dhe mendoj se ai do te me shoqeroje ne nje pjese te gjate
te jetes sime”, shprehet ai.
Kercimet kete radhe do te jene te
rrymave te ndryshme duke filluar nga ajo tradicionalja e vendit tone.
Ne ritmet popullore vajzat tona do te shpalosin te gjitha vlerat e tyre
per nje perfaqesim sa me dinjitoz ne kete eveniment.Gjithashtu do te
jene te pranishme edhe kercimet Break-Dance e aerobike.
Jemi te sigurt se do te percjellim tek ju emocione te vecanta.
Silva Janca - Hysen Cela